Në Drejtorinë e Arsimit thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet si dhe kanë caktuar 4 qendra në të cilat do të zhvillohet ky test. I pari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha tha se secila paralele do të jetë e plotë në një klasë, pa veçuar numrin e saj.’’Me 29 qershor do të mbahet testi i arritshmërisë. I kemi përgatitur 4 qendra me 91 paralele, ndërsa karakteristikë kësaj here është paralelja nuk do të ndahet’’, tha Berisha.
Sivjet testi i arritshmërisë 2011 do të mbikëqyret nga mësimdhënës të shkollave të mesme të larta.’’Monitoruesit janë puntorët e shkollave të mesme të komunës së Ferizajt dhe besoj që përgatitjet janë bërë me kohë dhe gjithçka ,do të jetë në shërbim të nxënësve që me 29 qershor, ata të hyn në testin e arritshmërisë’’është shprehur Berisha.
Ndërkaq, në aspektin e arritjes së rezultateve të nxënësve në përmbyllje të kësaj shkalle të shkollimit , Berisha thotë se sipas monitorimeve në shkolla arritjet janë të kënaqshme dhe se priten rezultate të mira edhe në testin e arritshmërisë.’’Ministria e Arsimit me 8 korrik shpall konkursin për regjistrimin e paraleleve në shkollim të mesëm.Këtu ne jemi para dilemave për shkak se ende nuk e kemi përcaktuar numrin e nxënësve në paralele ,do të jetë 37 apo 38, por do të jetë një numër i limituar. Ende nuk kemi numrin e saktë edhe të atyre që kanë përsëritur vitin e dhjetë dhe duhet t’I lihet hapsirë edhe atyre që vazhdojnë të njejtin profil’’, ka thënë Berisha , duke shtuar se gjatë këtij viti do të fillojë një standard i ri i regjistrimit të nxënësve në shkollim të mesëm.’’Kjo është bërë me një përkrahje të fuqishme të kryetarit të komunës sonë Bajrush Xhemailit ,dhe besoj se më nuk ka nevojë të vrapojë askush të gjejë lidhje të ndryshme që ta qojë çështjen përpara por të vrapojnë pas suksesit të fëmijve të tyre, nga klasa e 6 deri në 9-të , por edhe pikët që mbledhin nxënësit në testin e arritshmërisë .Besojë që pas 4 viteve do të shohim se rezultatet do të jenë të prekshme kur del si gjeneratë me këtë kriter të regjistrimit të nxënësve në vitin e 10-të’’, ka thënë Berisha.
Zyrtarët komunalë të Arsimit në Ferizaj bënë të ditur se sivjet testit kombëtar të semimaturës do t’i nënshtrohen 2192 nxënës që përfundojnë klasën e nëntë, e që me këto rezultate t’i hapin rrugë vetes për shkollimin e mesëm të lartë.
Edhe semimaturantët e komunës së Ferizajt më 29 qershor do të përballen me një sfidë drejt shkollimit të mesëm ,duke iu nënshtruar testit kombëtar të arritshmërisë.