Komuna e Ferizajt ka marrë obligim që të bëjë përzgjedhjen, fillimesh për 10 infermier, t’ua paguajë gjysmën e shpenzimeve për ta mësuar gjuhën dhe në bashkëpunim me disa ndërmarrës shqiptarë që punojnë Gjermani. U tha se deri në fund të vitit do të dërgohen rreth 100 infermier dhe projekti të vazhdojë edhe më tutje.
Kryetari i komunës së Ferizajt, këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësie të jashtëzakonshme duke thënë se të rinjve po ju hapet një prespktive e re për të ardhmen.
Nga ana tjetër përfaqësues nga shtëpitë e pleqve nga Gjermania kërkojnë punësimin e disa të rinjve ferizajas në lëmin e infermierisë. Një marrëveshje paraprake u arrit sot në mes të kryetarit të komunës së Ferizaj si dhe delegacionit gjerman. Është shfaqur nevoja që këto institucione që funksionojnë me parteneritet publiko privat të pasurohen me fuqi punëtore dhe kosovarët janë parë si potencial i rëndësishëm.
Stafi i cili do të dërgohet në Gjermani sipas zyrtarëve komunal do të shërbejë edhe për aftësimin profesional të ekipeve që do të punojnë në të ardhmen në shtëpitë e pleqve që pritet të hapen në të ardhmen në Kosovë.
Komuna e Ferizajt, shumë shpejt do të bëjë nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimit me një nga qytete e Gjermanisë për dërgimin e disa të rinjve kryesisht infermier që të punojnë në shtëpi pleqsh.