Kënaqësi e veçantë të mirëpres delegacionin gjermanë me mysafirët Peter Bolten, Christian Prause, Wido Weyer, Dennis Weyer, Wolfgang Mursch dhe Kushtrim Grainca nga MUNDA Textile Lichtsysteme GmbH, konsorcium i Mentor GmbH & Co. Präzisions-Bauteile KG dhe AUNDE Group të fokusuar në industrinë automobilistike, përkatësisht prodhim të tekstileve dhe elektrikë, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Ferizaj, e që i konfirmova gatishmërinë tonë për të mirëpritur këtë investim që ka potencial të hap qindra vende të reja puna për ferizajasit.