Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler në kuadër të vizitave që po u bënë komunave të Kosovës, ka qëndruar këtë të premtë në Ferizaj, me ç’rast ka takuar kreun komunal të Ferizajt, Bajrush Xhemaili.
"Nuk kam ardhur për diç që lidhet me gjendjen e sigurisë në këtë qytet, pasi ajo është e qetë dhe stabile në Ferizaj" kanë qenë vlerësimet e paraqë ka bërë kreu komandues i KFOR-it, gjeneralit Byhler, i cili ka thënë se në këtë takim janë trajtuar çështje të ndryshme edhe ato që lidhen me sigurinë. Ai ka falënderuar kryetarin Xhemaili për bashkëpunimin e mirë që ka me ushtarët amerikanë dhe ata grekë.
"Ju e dini se në fillim të vitit kemi pasur ristrukturimin e forcave të KFOR-it, jemi zvogëluar dhe për këtë ne në çdo komunë kemi vendosur një njësit ndërlidhës, andaj pata dëshirë të njoftohem nga kryetari se çfarë është raporti i tij me këtë njësit ndëridhës dhe më bindi se ka raporte të mira, për çka e falënderoj" ka thënë Byhler.
"Unë isha i nderuar që zhvillova një takim të afërt me gjeneralin Bylher, me të cilin biseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, bashkëpunimin me KFOR-in, FSK-në me faktorë tjerë. Unë e njoftova gjeneralin me një historik të shkurtër të Ferizajt dhe me zhvillimin e tij të shpejtë" ka thënë Xhemaili, për të shtuar se numrit një të forcës paqeruajtëse në Kosovë i ka prezentuar edhe çështje që lidhen me sigurinë e komuniteteve jo shumicë në Ferizaj, si dhe me problemet që ka rreth të zhvendosurve, të kthyerve dhe tjera.
Gjenerali Byhler i pyetur se a beson se vendi mund të destabilizohet në rast të arrestimeve të disa deputetëve të Kuvedit të Kosovës, ka thënë se në përgjithësi nuk sheh asnjë faktorë që mund të destabilizojë vendin.
"Mirëpo sa i përket imunitetit të deputetëve apo ndokujt tjetër, nuk mund të deklarohem. Unë jam i bindur se për këtë çështje do t’ia dalin të gjejnë zgjidhje institucionet vendore, parlamenti" ka thënë gjenerali Byhler.
Kreu I KFOR-it ka ripërsëritur se ekziston një bashkëpunim të mirë me institucionet e vendit, parasegjithash me popullatën e Kosovës, për të cilën tha se nuk ka ndonjë forcë që mund të ndërhyjë në minimin e këtyre raportve të mira që ka me popullatën vendore.
Gjatë vizitës së tij në Ferizaj, ai ka vizituar edhe Kishën ortodokse , Xhaminë e madhe dhe ka bërë edhe një shëtitje nëpër qytetin e Ferizajt, së bashku me kryetarin Bajrush Xhemailin.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, priti kreun komandues të KFOR-it Erhard Buhler