
Për më tepër bëhet e ditur se në njërën nga shkollat fillore të Komunës së Ferizajt, gjendja ka qenë tmerruese, për faktin se orët janë shënuar dhe nuk janë mbajtur fare nga mësimdhënësit, gjë për të cilën tashmë janë dhënë edhe vërejtjet e para.”Në një shkollë kemi gjetur gjendjen skandaloze ende ai kolektiv kishte mbetur nën regjimin e shekullit XX . Janë bërë ndryshime të mëdha janë përpunuar, apo jo rekomandimet në atë kolektiv unë nuk di, por e di që kur kemi shkuar në orarin e punës, që është dashur të jenë mësimdhënësit kemi gjetur klasat e zbrazëta dhe kemi ndërmarr masat adekuate ndaj atyre ,por edhe ndaj drejtorit dhe besoj që nuk do të ketë përsëritje të kësaj natyre, jo vetëm në atë shkollë por edhe në shkollat tjera”, ka potencuar Berisha.
Bëhet e ditur se drejtori i asaj shkolle fillore ka marr vërejtje më shkrim, ndërsa mësimdhënësve i është hequr mëditja dhe nëse përsëritet një gjë e tillë ata do të hynë në komisionin disiplinor që më pas mund të vije edhe deri tek shkëputja e kontratës.“Nëse shënohen orët e nuk mbahen ata duhet të përballen me gjykatën se falsifikojnë gjërat , prandaj nuk është mirë që edukatorët tanë, të përballen me një çështje të tillë, se vet misioni i tyre nuk e lejon dhe është jo në përputhje me atë që e ushtrojnë në punën e tyre”, ka potencuar Berisha.
Ndryshe është bërë e ditur se vizitat për shkollat e Komunës së Ferizaj, do të vazhdojnë gjatë gjithë kohës.
Në kuadër të vizitave të rregullta që po bënë drejtoria komunale e Arsimit në Ferizaj, në një shkollë fillore janë gjetur parregullsi të shumta. Tashmë Drejtoria e Arsimit ka paraqitur vërejtjet e tyre për mësimdhënësit e asaj shkollore, por edhe për drejtorin.