Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, njofton të gjithë studentët të cilët kanë fituar bursat e tyre se në fund të kësaj jave, ato mjete do të derdhen në xhirollogaritë e tyre. Këto vonesa janë bërë për shkak të vonesave të aprovimit të buxhetit në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Drejtoria e Arsimit kërkon ndjesë nga të gjithë studentët dhe besojnë se kjo gjë më nuk do të ndodh.
Bursat e tyre do t’i marrin 50 student për herë të pare,ndërsa 50 të tjerëve iu është vazhduar bursa e tyre. Për një vit akademik studentët do të marrin nga 500 euro.
100 student të komunës së Ferizajt, gjatë kësaj jave do të marrin bursat e tyre të fituara në bazë të kritereve të përcaktuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj.