Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për intervistimin e kandidatëve për mësimdhënës të shkollave fillore, por edhe të mesme të Ferizajt. Intervistimi mbahet në Qendrën didaktike në Ferizaj, që nga ora 10.
Në këtë konkurs kanë konkurruar rreth 400 kanidadatë për mbi 60 vende të lira të punës për mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Ferizajt.
Intervistat e kandidatëve mbahen prej dites se sotme e deri me 10 gusht. Drejtoria Komunale e Arsimit, ka filluar intervistimin e kandidatëve për mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në konkursin plotësues.