Në Drejtorinë Komunale të Emergjencës, njoftojnë se të gjitha rrugët e qytetit dhe të fshatrave të komunës së Ferizajt, janë të kalueshme. Sipas drejtorit Ibrahim Hysenit të gjitha rrugët janë mjaft mirë të pastruar dhe në terren po punojnë afër 10 kompani të ndryshme në mënyrë që të ketë lëvizje të lirë të banorëve të fshatrave, por edhe të qytetit.
Megjithatë, në këtë drejtori bëjnë thirrje të gjithë qytetarët, që veturat e tyre të mos i parkojnë nëpër vende të ndryshme në qytet për shkak të asaj se pengojnë kompanitë që bëjnë pastrimin e rrugëve nga bora.
Ekipet e shumta që po bëjnë pastrimin e rrugëve nga bora, kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të intervenojnë edhe në rrugën e fshatit Burrnik.