
Ndërsa drejtori i Caritasit të Kosovës, Don Viktor Sopi, ka bërë të ditur se projekte të tilla Caritasi implementon anekënd Kosovës. “Me këtë rast me pranimin e gjashtë mjekëve dhe katër infermierëve në këtë projekt Caritasi e përcjell punën e mjekëve se si e realizohet ky projekt i cili është nënshkruar me kryetarin Xhemaili . Në shikojmë se a implementohen pikat e parapara do të thotë nëse projekti realizohet mirë. Pranimi dhjetë punëtorëve shëndetësor është në kohën më të duhur, për shkak se me hapjen e qendrës numër katër të Mjekësisë Familjare, dhe me funksionimin e punkteve shëndetësore janë shtuar dukshëm edhe kërkesat e qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni , ka thënë se u duhen edhe më shumë punëtorë mjekësorë “Nuk është mjaft, neve na duhen edhe shumë punëtorë shëndetësor siç e dini ne me padurim po presim që të përfundojë procesi i regjistrimit, sepse jemi të bindur se jemi të bllokuar me numër të përgjithshëm të banorëve si komunë, në bazë të secilës bëhet edhe kalkulimi i shërbyesve profesional dhe civil dhe unë konsideroj se ne si Ferizaj, si punëtorë shëndetësor që me këtë kapacitet që e kemi po përkujdesemi për diku afër 40 mijë banorë e me shumë se sa që kemi numër të punëtoreve” ka thënë Hyseni, duke shtuar se edhe më tutje do të vazhdojnë të insistojnë vazhdimisht në nivelin e qeverisë që të hiqen këto limite për pranim të punëtorëve qoftë për ata shëndetësor por edhe për ata arsimor dhe të kalkulohet sipas nevojës.”Vëllimit të punës sipas numrit të banorëve e jo sipas limiteve që janë përcaktuar. Ka disa vite dhe nuk ndryshojnë. Ne po ndryshojmë sepse po ndryshojnë nevojat e pacientëve po ndryshojnë kërkesat e qytetarëve dhe ne po përpiqemi që të jemi në hap me këto kërkesa dhe këto nevoja dhe me numrin e njëjtë të punëtorëve shëndetësor”, ka thënë Hyseni.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, duke besuar që ky plan do të jetë i realizuar mirë dhe do të ketë shërbime shumë më cilësore për të gjithë qytetarët ka thënë se nevojat e qytetarëve gjithnjë janë më të mëdha si në zonat rurale po ashtu urbane është dashur të bëhet diç në këtë drejtim.