Për disa javë me radhë, në shkollat e mesme të Ferizajt, me grupe nxënësish do të mbahet ligjëratë mbi rëndësinë e edukimit medial, përkatësisht shmangien e lajmeve të rreme si dhe gazetarinë si mision në përgjithësi.
Ky projekt që filloi sot në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, po realizohet nga gazetarja Flodina Ferizi Behluli gjersa është mbështetur nga Komuna e Ferizajt dhe i cili projekt do të vazhdoj të shtrihet edhe në shkolla të tjera të mesme të Ferizajt.
