Në kuadër të fushatës “Drejtësi – jo politikë”, e cila po zhvillohet nën ombrellën e platformës “Liria ka emër”, drejtori i DKRS-së, Gazmend Bytyçi, së bashku me drejtorin e Administratës së Përgjithshme, Selim Marevci, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Bashkësisë Islame në Ferizaj. Përfaqësuesit e BIK-ut shprehën përkrahje të plotë për këtë nismë, e cila synon të ndërgjegjësojë opinionin publik rreth proceseve që po zhvillohen në raport me ish-luftëtarët e UÇK-së.
Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe çështje të tjera me rëndësi për qytetarët, përfshirë temat sociale, religjioze, si dhe aspekte që lidhen me mirëqenien dhe vlerat e përbashkëta të komunitetit tonë.