Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takim përfaqësueset e organizatës joqeveritare “Zëri i romë, ashkanlinëjve dhe egjiptianëve” të përfaqësuara nga Violeta Thaqi, Amanda Toska dhe Pakize Bujani.
Temë e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit dhe lidhjës së një marrëveshje për punë praktike dhe punësimi i këtij komuniteti në institucionet shëndetesore dhe ato sociale, ndërsa obligimet financiare do të kryehen nga vet kjo organzatë.
Me këtë rast drejtori Emini ka thënë se bashëkpunimi me këtë organizatë do të bëhet në një të ardhme të afërt.
Poashtu në këtë takim fokus kryesor ishte edhe fuqizimi i gruas në përgjithë si punësimi i tyre, edukimi dhe banimi social dhe antigjipizmi.