
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me ç’rast ka theksuar se shërbimi noterial si një shërbim juridik dhe publik do të ketë një rëndësi vitale në sistemin juridik në Republikën e Kosovës. Me funksionalizimin e shërbimit noterial, sistemi juridik në vendin tonë do t’i shtohet edhe një institut tejet i rëndësishëm në misionin tonë në reformimin e sistemit të drejtësisë.”Pa dyshim, noteria përveç impaktit në kompletimin e sistemit të drejtësisë, do të ketë edhe impakte direkt në qytetarët e Kosovës, gjegjësisht të Ferizajt, me ç’rast atyre do të ju ofrohen shërbime shumë më efikase”, ka thënë kryetari Aliu, duke theksuar se komuna e Ferizajt, edhe pse ka bërë punë tejet të madhe për reformimin e administratës se saj, megjithatë ka pritur më kënaqësi të madhe funksionalizmin e shërbimit noterial.”Ngase ky shërbim do të ketë impakt direkt në jetën e qytetarëve të Ferizajt. Si kryetar i komunës ë Ferizajt, ju garantoj që shërbimi noterial do të ketë ndihmën dhe bashkëpunimin e nevojshëm nga të gjitha organet e komunës. Kompetencat ligjore që kanë komunat lidhur me disa shërbime komunale, e që tash edhe noterët i kryejnë këto shërbime , neve si komunë jemi të gatshëm t’i delegojmë këto shërbime tek noterët, me rast e përkrahim ndryshimin e legjislacionit për tu realizuar ky veprim. Po ashtu, si kryetar i Ferizajt, i ftoj edhe qytetarët e Ferizajt që të drejtohen tek noterët për shërbime noteriale ngase noterët kanë përgatitjen e duhur profesionale për t’iu ofruar shërbime noterëve”, ka përfunduar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Ndërsa kryetari i Gjykatës Komunale në Ferizaj, Bashkim Hyseni ka theksuar se me aprovimin e ligjit për notari dhe funksionalizimi i shërbimeve noetraile, duhet të vështrohen në kuadër të reformës së gjithmbarshme që po kalon sistemi i gjyqësisë në Kosovë.”Nga kjo reformë preket çdo operator që ofron shërbime të natyrës së drejtësisë, ajo çka është më rëndësi se shërbimi notarin që po funksionalizohen tani edhe tek ne është një shërbim i cili do të ofrojë një siguri më të madhe në shërbimin juridik civil tek shoqëri jonë në përgjithësi, ashtu që jo vetëm që do të jetë një shërbim fleksibli me efikas më i shpejt do të jetë”, ka theksuar Hyseni.
Tash e tutje qytetaret me lehte do t’i qasen zyrës së noterëve se sa ka qenë deri më tani duku ju qasur gjykatës. Në këtë tryezë është thënë se Gjykata si institucion i cili ka pasur kompetenca të shumta dhe ka qenë një institucion i vetëm i cili ka ofruar shërbime e natyrës së tillë, kjo ka bërë që shpesh që qytetarë janë drejtuar një institucioni i cili më shumë implikohet me proceduar penale se sa me ofrime të shërbime të tjera.
Notërt do të kryejnë shërbime të shumta duku filluar nga shërbimet për çështje familjare, shërbimet për çështje pronësore, shërbime për çështje ekonomike dhe të punës, vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat tjera si dhe ruajtja dhe depozitimi i gjërave dhe dokumenteve.
Shërbimi i noterisë në Republikën e Kosovës erdhi nga Ministria e Drejtësisë me një përkushtim të vazhdueshëm, se bashku më ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar, ka punuar për të kompletuar kornizën ligjore të shërbimit të noterisë në Republikën e Kosovës.
Edhe në komunën e Ferizajt, ka filluar të funksionalizohet shërbimi i noterëve. Kjo është bërë e ditur në një tryezë të mbajtur këtë të enjte.