
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është shprehur se synim kryesor i Qeverisë lokale të Ferizajt, është që parkun e lirisë ta rregullojë të tërin . ‘’Jemi në fazën e dytë të punimeve që po zhvillohen në ‘’Parkun e lirisë", po mundohemi që sa më shumë të sigurojmë qytetarët e komunës sonë. Deminimi është bërë dy here me parë dhe për të tretën herë po bëhet në detaje ky deminimi në mënyrë që qytetarët që vijnë në këtë park për tu argëtuar, për të shijuar bukuritë e këtij parku të jenë sa më të sigurt’’ , ka thënë Xhemaili duke falënderuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e palodhshme që po bëjnë vetëm e vetëm që të sigurojë qytetarët e komunës së Ferizajt .
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës , Agim Çeku është shprehur se si institucion janë të pajisur mjaft mirë edhe me mjetet përkatëse për deminim dhe kërkim shpëtim. Sipas tij FSK ka mjetet më të avancuar jo vetëm në Kosovës por edhe rajon. Është bërë e ditur se ekipet e deminimit të FSK-së do të bëjnë të gjithë pastrimin e ‘Parkut të lirisë’ nga të gjitha mjetet e pashpërthyera.
Pjestarë të FSK-së, përkatësisht ekipet e deminimit sot kanë asgjësuar rreth 36 granata te kalibrave te ndryshem në ‘’Parkun e Lirisë’’ në Ferizaj, mjete këto të mbetura që nga lufta e dytë botërore dhe nga lufta e fundit në Kosovës.