
Por të këtij mendimi nuk ishin edhe përfaqësuesit e pozitës të cilët në interpretimet e tyre këtë të drejtë ia atribuonin kryetarit. Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Zariqi, në arsyetimin e tij ishte i prerë së këshillat nismëtar janë kompetencë e kryetarit të komunës. Nga debati dolën edhe shumë ide dhe propozime të tjera si kërkesa që qytetit të ketë më shumë se tetë zona, Komogllava dhe Gremja të kenë së paku nga dy zona dhe se këshillat nismëtarë varësisht prej numrit të lagjeve të jenë më më shumë anëtarë. Këshilltari nga LDK-ja, Adem Sejdiu, kërkoi që kryetarin e fshatit apo të zonave ta zgjedhin qytetarët, duke kërkuar edhe autonomi më të madhe për të dhe infrastrukturën e nevojshme se ku mund të ushtroj detyrën. Drejtori i Drejtorisë për Administratë dhe Personel, Vesel Zhinipotoku, ka thënë se kjo rregullore është e para që rregullon marrëdhëniet dhe vendos komunikimin në mes ekzekutivit dhe qytetarëve. Ai ka thënë se kjo rregullore ka kaluar nëpër të gjitha procedurat, ndërsa me këtë rast ka falënderuar edhe rrjetin e OJQ-ve"Avonet" që ka ndihmuar në hartimin e saj. Kuvendi komunal i Ferizajt, aprovoi edhe rregulloren për subvencionet e komunës, ndërsa hoqi nga rendi i ditës projekt-rregulloren për ndarjen e banesave solidare siç u tha mos harmonizimit të saj me ligjin e ri. Po në këtë seancë kuvendi mori disa vendime për shndërrimin e disa tokave bujqësore në ato ndërtimore, kurse Imri Hashani, këshilltar i LDK-së u emërua anëtarë i Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt