Në këto gara po marrin pjesë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në nëntën. Hapjen zyrtare të këtyre garave e bëri kryetari i komunës së Ferizajt,Muharrem Svarqa, i cili vlerësoi tejet lartë, këtë aktivitete arsimor.
”Kam kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje arsimore. Organizimi dhe mbajtja e garave , parqet momente me rëndësi në jetën shkollore të nxënësve. Nxitja dhe kultivimi i frymës garuese, është njëri nga synimet dhe detyrat e shkollave tona, sepse garat si koncept dhe si aktivitet sjellin përfitime të shumëfishta: aktivizimin e nxënësve përtej rutinës së përditshme, aktivizimin edhe të arsimtarëve dhe organizatorëve, ngritjen e cilësisë së mësimit, stërvitjen e fëmijëve dhe të rinjve për paraqitje publike, kënaqësinë e pjesëmarrjes dhe të ngadhënjimit në garë, ngritjen e të mësuarit cilësor në vlerë të respektuar e të tjera. Nga ky këndvështrim e shoh edhe garën e sotme. Aq më tepër që po organizohet gati në fund të vitit mësimor, si një përmbledhje e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se pushteti lokal i Ferizajt dhe Drejtoria e Arsimit, mbështesin dhe inkurajojnë organizimin dhe mbajtjen e garave në të gjitha lëndët dhe në të gjitha klasat e arsimit parauniversitar gjatë gjithë vitit shkollor, për të mbajtur gjallë frymën garuese dhe për të nxitur interesin e nxënësve që të përvetësojnë sa më mirë përmbajtjet mësimore.
Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe kryetarja e shoqatës së matematicientëve të qytetit të Ferizajt, Andolina Sylejmani.
Në këtë aktivitet morrin pjesë profesorë universitar, mësimdhënës si dhe shumë prindër të cilët fëmijët e tyre po merrnin pjesë në këto gara. Me një minutë heshtje u nderua edhe arsimtari i matematikës nga qytetit i Ferizajt, Musli Topalli.
U bë e ditur garat e matematikës janë bërë tradicionale dhe nuk kanë më karakter komunal, por edhe mbar kombëtar. U tha se tri vendet e para do ta përfaqësojnë komunën e Ferizajt në olimpiadën e matematikës mbar kombëtare që do të mbahet me 22 tetor të këtij viti.
Këtë të shtunë në sallën e kuvendit të komunës së Ferizajt, u bë hapja zyrtare e garave të matematicientëve të rijnë .