
"Me ndërtimin e kësaj shkolle do të zgjidhet problemi i afër 300 nxënësve të këtij fshati, do të ketë hapësirë më të shumtë për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Kjo është dëshmi se qeveria e vendit dhe pushteti lokal janë të interesuar që të investojnë në përmirësimin e kushteve të punës, të cilat padyshim se rrisin cilësinë e mësimit" ka thënë drejtori Berisha.
Sipas numrit një të arsimit ferizajas, në Slivovë do të ndërtohet një shkollë moderne, ashtu siç janë ndërtuar dhe do të ndërtohen edhe objekte tjera moderne në komunën e Ferizajt, shkolla tipike moderne.
Pjesëmarrësve në këtë ceremoni, mirëseardhje u ka dëshiruar drejtori i shkollës, Basri Beqiri, ndërsa nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur një program modest shkollor me këngë, recitale e valle popullore. Por, në këtë ceremoni nuk kanë munguar edhe përfaqësues të familjes së heroit legjendar nga Tropoja, Mic Sokoli, emrin e të cilit e mban kjo shkollë, ndërsa pak metra larg saj gjendet vendi ku Mic Sokoli u ngrit mbi grykën e topit dhe bëri aktin më të lartë të vetëflijimit.
Rustem Bajram Mulosmani, stërnip i Mic Sokolit, nuk mundi të fsheh emocionet, ndërsa tha se i ka pritur me gëzim fillimet e ndërtimit të kësaj shkolle.
"Si qytetar shqiptar dhe i gjitha trojeve shqiptare, lajmin e kam pritur me kënaqësi. Në këtë moment mendja na shkon kah historia. Kujtoj kombin shqiptar, le të pushtuar, por edhe rrugën e dijes të prerë me shpatë nga pushtuesit turq, serb e tjerë me radhë. Për shekuj me radhë hapja e shkollave shqipe ka qenë e sanksionuar. Për këtë arsye në këtë ditë jam tejet i lumtur se po inaugurohet ky objekt shkolle, ku nxënësit do të thithin diturinë" ka thënë Mulosmani.
Ai porositur nxënësit e kësaj shkolle që të mësojnë dhe të jenë pjesë e përparimit të kombit dhe shtetit.
"Mic Sokoli, Sefë Kosharja, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Sulejman Vokshi e dhjetëra tjerë burra të kombit, bën atë që e bënë për kombin shqiptar, duke u përgatitur jashtë mureve të shkollës, uroj që nxënësit e kësaj treve të bëhen sikur heronjtë tanë në përmasa më të mëdha me dije shkencore në tëra fushat, për t’i dalë zot kombit shqiptar brez pas brezi" ka thënë Mulosmani.
Kushte më të mira për shkollarët e etshëm për dije