
Edhe Xhemile Murseli ,koordinatore e "Handikos"it në Ferizaj veçoi rëndësinë e këtyre diskutimeve me fëmijët ,duke thënë se komuniteti i personave me nevoja të veçanta duhet të ketë një përkrahje në shoqëri,që sipas saj sensibilizimi tashmë po bëhet edhe përmes kësaj fushate.
Kurse në anën tjetër ,Milazim Dërguti,drejtor i shkollës "Gjon Serreci"në Ferizaj ka shprehë falënderimin e tij për organizatorët e ligjëratës ,krahas asaj se në këtë shkollë vijojnë mësimin një numër i lartë i fëmijëve me nevoja të veçanta,gjë që është i nevojshëm vetëdijesimi për sjellje të anasjellta në mes fëmijëve.
Ndërkaq,në kuadër të kësaj fushate edhe nxënësi i shkollës "Gjon Serreci"Edmond Drenogllava"shpalosi para nxënësve një punim të tij,i cili në mënyrë të spikatur kishte pasqyruar barazinë e plotë që duhen të kenë në shoqëri personat me nevoja të veçanta karshi të tjerëve. Ndryshe,me zhvillimin edhe të 9 ligjëratave në shkolla të qytetit dhe të fshatrave,më 3 dhjetor ,në Ditën Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta edhe do të përmbyllet kjo fushatë sensibilizuese.
Komuniteti i personave me nevoja të veçanta duhet të ketë një përkrahje në shoqëri