
Megjithkëtë, drejtoresha Vata thekson se qytetarët nuk kanë marrë pjesë në takimin e parë konsultativ,edhe pse plani rregullues hartohet bashkarisht,ndonëse bëhet fjalë për zonat që banojnë këta qytetarë.Ajo fton qytetarët që të jenë pjesëmarrës në takimet e radhës,duke dhënë ide dhe sygjerime për planin rregullues.
Ndryshe,këto tubime konsultative me qytetarë zhvillohen në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor dhe se qytetarët në këtë rast veç pjesëmarrjes mund të kenë edhe rol vendimmarrës, potencon Vata.
Ndër të tjerash,në takimet e zyrtarëve komunalë si dhe përfaqësuesve të kompanisë projektuese me qytetarët e Ferizajt ,do të shpaloset edhe plani për zonën e 8 të të qytetit,zonë kjo e cila përfshin 250 hektarë.Pos kësaj njoftimet për këto takime janë vendosura në hyrje të objektit të komunës së Ferizajt si dhe në shkollën fillore"Astrit Bytyci"në Ferizaj.
Takimet do të mbahen me qytetarët e zonës së tetë të Ferizajt, për planin rregullues të kësaj zone.