Bajrush Xhemaili, Kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë është njeri ndër projektet më madhore që do të bëhet pas lufte. Ai gjithashtu siguroi zv/ministrin Blajak se Komuna e Ferizajt, do t’i kryen të gjitha punët të cilat janë nën përgjegjësin e saj për këtë proces.
Rifat Blakaj, ZvMinistër i Minsitrisë së Administratës Publike ka thënë se procesi është shumë më i komplikuar se sa zgjedhjet. “Ky proces vlerësohet 7 e herë e gjysëm më delikat dhe më i kopmplikuar se zgjedhjet prandaj kutohet puna e madhe që na pret të gjithë neve në mënyrë që ky projekt të jetë i standardisuar në nivel ndërkombëtar”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se do të mundohen të sjellin ndryshime në rezultatet e gati të gjitha fushave të jetës dhe jenë në rrugë të mabrë për ta bërë këtë punë në mënyrë të suksesshme. “Kemi bashkëpunim edhe me Eurostat-in dhe po përcjellim në vazhdimsi rrjedhën derisa të fillojë zyrtarisht ky proces”, ka thënë Blakaj
Përmes regjistrimit të popullsisë pritet të merren informacione të sakta dhe të bollshme edhe për shumë fusha të tjera për të cilat nuk ka pasur statistika deri më tani.
Nga ana tjetër interesimi i të pranishmëve ishte kryesisht për regjistrimet e kategorive të veçanta të popullatës dhe për personat që nuk gjenden në Kosovë, kurse përgjegjet ishin se do të regjistrohet çdo gjë që dëshmohet me dokument ndërsa do të merren informacione edhe për popullatën jorezidente, atë që nuk ka qëndrim të përhershëm këtu.
Zyrtarë nga Enti i Statistikave të Kosovës kanë thënë se në këtë proces do të përfshihen rreth 10 mijë persona nga të gjitha komunitetet.
Ibrahim Rrustemi, Drejtor i Administratës në ESK, ka thënë se komisioni do të formohet 6 muaj para datës së regjistrimit. “Krijimi i komisionit komunal këtu sipas ligjit duhet të formohet 6 muaj para ditës së regjistrimit dhe do të shpërndaj detyrat për regjistruesit e tjerë”, ka thënë Rrustemi, duke shtuart se një ndër kriteret kyçe për personat që do të angazhohe në këtë proces është që regjistruesi të jetë nga lokaliteti ku do ta bëjë edhe regjistrimin.

Në takimin e parë informues për procesin e regjistrimit të popullsisë cili fillon me 31 Mars dhe do të përfundojë me 15 Prill 2011 zvministri i Administratës Publike, Rifat Blakaj ka thënë se ky proces vlerësohet 7 e herë e gjysëm më delikat dhe më i kopmplikuar se zgjedhjet