Gjatë ditës së sotme menaxhmenti i QKMF-së ,trajnerët e QT në Ferizaj dhe Drejtori i DSHMS-së së bashku me zyrtarët e AQH-së ,dr.Genc Ymerhalili ,e znj.Shega , në QMF-1,solemnisht bënë hapjen e Këshillimores -Dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetësor për sëmundjet kronike jo ngjitëse (diabeti mellitus, hipertensioni arterial dhe astma bronkiale),të pajisura më parë me pajisje dhe material shoqërues nga Projekti AQH, siç e parasheh edhe Rregullorja e MSH
Në të është angazhuar stafi i trajnuar nga ekspertët e AQH-së,për ofrimin e shërbimeve shëndetësore qytetarëve me sëmundje kronike jo ngjitëse,sidomos të atyre mbi 65vjeq.
-Ky projekt është paraparë në kuadër të bashkëpunimit të AQH-së me komunat, në të cilin projekt është përfituese edhe Komuna e Ferizajt .
Nikoqirët falenderuan Projektin AQH për bashkëpunimin dhe mbështetjen si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për përkrahjen.