Në grupin e parë të fëmijëve janë përfshirë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, në grupin e dytë do të hynë fëmijët që kanë sukses të shkëlqyer nga shkollat fillore “Gjon Serreçi” dhe “Ahmet Hoxha”, ndërsa në grupin e trete do të hynë personat me aftësi të kufizuara . Në këtë kamping janë të përfshirë fëmijët nga mosha 12 deri në 16 vjeçare.Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka vlerësuar tejet lart kontributin që kanë dhënë të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .”Ne jemi munduar që të krijojmë kushte sa më të mirë për të gjithë fëmijët në mënyrë që ata të kene rastin dhe të vizitojnë këto vende , ku kanë luftuar baballarët e tyre , veteranët por edhe invalidët . Vërtet këta janë më meritorët për lirinë që ne sot po e gëzojmë “ ka theksuar numri një i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Në hapje të këtij kampingu morri pjesë edhe zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajdin Abazi, i cili ka theksuar si shumë të rëndësishëm hapjën e këtij kampingu. “ Është një kënaqësi e veçantë që kjo tashmë është shndrruar në një traditë. Në rradhë të parë që fëmijët të ambientohen me këtë atmosferë ku vllezërit, të afërmit e tyre , nga kjo pjesë në komunën tonë por, edhe nga e gjithë Kosova kanë sjellur lirinë , të cilën sot ne e gëzojmë, e sollën edhe Pavaersinë që jemi duke e ndërtuar dhe duke përparuar gjithnjë e më shumë “, ka thënë Abazi. Është bërë e ditur se fëmijët në këtë kamping do të jenë nën mbikqyrje të profesorëve të cilët kanë përgatitur edhe plan progarmin e tyre.
Nën patronatin e Kryetarit të komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, për të pestën herë me rradhë ka filluar të mbahet kampingu veror "Jezerci 2011".