Mbrëmë në qytetin e Ferizajt, është zhvilluar ceremonia e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturave HiTHi edicioni i dhjetë.
Në hapjen e këtij festivali ka marrë pjesë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani si dhe artistë të shumtë. Gjatë hapjes së këtij edicioni drejtorja Murati-Shabani ka thënë se kjo është bërë e mundur falë punës së palodhur të Shoqatës së Karikaturës HITHI.
“Arti i karikaturës ka bërë hapa të mëdha përpara dhe ka gjetur një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të qytetit të Ferizajt.
Karikatura nuk është thjesht një formë arti; ajo është një pasqyrë e shoqërisë sonë, një mjet për të reflektuar mbi realitetin dhe për të sfiduar mendimin kritik. Ajo na bën të qeshim, të mendojmë dhe, mbi të gjitha, na bashkon si komunitet.
Në këtë festival, jemi të lumtur të shohim punët e artistëve të talentuar nga e gjithë bota, të cilët, me talentin e tyre, sjellin histori të fuqishme përmes karikaturës. Le të vazhdojmë ta mbështesim dhe të inkurajojmë këtë art, sepse çdo punim është një thirrje për reflektim dhe një mënyrë për të shprehur mendimet tona.
Faleminderit Shoqatës HITHI për përkushtimin tuaj dhe për energjinë që i keni sjellë qytetit të Ferizajt”, është shprehur drejtorja.
Ndryshe gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim ALiu, bashkë me drejtoren për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, kanë pritur në një takim karikaturistë nga Kroacia, Bullgaria, Turqia dhe Shqipëria.
Në këtë takim nënkryetari Aliu, këtyre të fundit ju ka dëshiruar mrë se ardhje në qytetin tonë, duke theksuar faktin që Ferizaj ofron mundësi të shumta në fushën e kulturës.
Në fund të këtij takimi janë shkëmbyer edhe dhurata.