Mbrëmë në Ferizaj është bërë hapja e festivali të filmit “Ferfilm”. Hapjen e këtij festivali e bëri Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm mbajtjen e këtij festivali në qytetin tonë. Ai ka theksuar se festivale të këtij lloji qyteti jonë vazhdimisht duhet të ketë se përmes tyre tregojmë se jemi qytet i kulturës dhe traditës. Hapjen e festivalit e bëri shfaqja “Agnus dei”, i regjisorit kosovar Agim Sopi, jashtë konkurrencës.
U bë e ditur se për pesë ditë me radhe do të shfaqen rreth 100 filma artistikë, dokumentarë dhe eksperimental, kryesisht të metrazhit të shkurtër, por edhe të metrazhit të gjatë.
Nga organizatorët e festivalit u bë e ditur se jurinë vlerësuese ndërkombëtare, e përbëjnë Beata Xhon, kritike filmi nga Polonia, Said Manafi, një kineast iraniano-austriak dhe Ilirian Hima, regjisor nga Kosova. Festivali gjithashtu do të ketë edhe një juri lokale.
Filmat do të shfaqen gjatë gjithë ditës në Teatrit të qytetit. Festivali I filmit “Ferfilm” po përkrahet edhe nga Komuna e Ferizajt.
Në hapjen e këtij Festivali mori pjesë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe mysafirë të shumtë.