Fillimi i vitit 2024 i mbarë për NPL “Ambienti” Ferizaj
Kujdesi për punonjësit e NPL “Ambienti” është në qendër të çdo vendimi të kompanisë sonë. Tashmë, për të gjithë punonjësit
tonë kemi bërë furnizimin me
pallto kundër shiut,
pantollona të trash,
këpucë pune dhe
ombrella, për të siguruar një ambient pune më të sigurt dhe më të këndshëm, gjë që ky veprim është një tregues i angazhimit tonë në shëndetin dhe mirëqenien e ekipit tonë.
Besimi ynë është se kur punonjësit ndjehen të kujdesur dhe të mbrojtur në ambientin e punës, ata mund të fokusohen më mirë në detyrat e tyre dhe të ndihen më të përgatitur për sfidat e ditës. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të qëndrueshëm, duke i dhënë ekipit tonë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët.
NPL “Ambienti” Ferizaj
04.01.2024