Ejup Lami nga fshati Greme , ka të mbjellura rreth 50 ari tokë më kumbulla të llojeve të ndryshme. Thotë se është hera e trëtë që këtë vit e kultivon këtë kulturë bujqësore me lloje nga më të ndryshmet dhe se rendimentet janë mjaft të larta. Ky është donacion i komunës së Ferizajt dhe se ky fermer shprehu falënderim për këtë institucion që po i përkrah në këtë drejtim.”Kam kumbulla të mbjellura ku janë gjithsej 6 lloje të ndryshme të kumbullave. Më kanë ndihmuar edhe më sistemin e ujitjes pikë më pikë”, ka thënë Lami, ndërsa brenge e tij mbetet transportimi i këtyre kumbullave edhe jasht vendit.”Pëfitimet nuk mund të kem , sepse kam shitur vetëm nëpër markete të ndryshme, do i kanë marr ka 100 -200 kilogram, shumë pak kam. Këtu i kam 300 kumbulla këto fillojnë të pjeken prej 15 korrikut deri më 1 tetor përfundojnë ato”, ka thënë Lami, ndërsa mendon që këtë veprimtari edhe ta zgjërojë.
Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimir Rural në Ferizaj, Safit Halili, këtë të martë kishe dal që nga afër të vizitojë edhe fermerët e Komunës sonë se sa kanë qenë në gjendje që këta fermer të përballojnë edhe temperaturat e larta që kanë mbretëruar këtë verë. “Ne jemi shumë të kënaqur me punën të cilën e ka ba dhe rezultatet shihen. Kanë qenë fermer aq të zellshëm sa që nuk e kanë marr vesh edhe temperaturat e larta që kanë mbretëruar”, ka thënë Halili, ndërkaq ka shtuar se është brengosëse fakti që këta fermer nuk kanë se ku të plasojnë produktete e tyre. “Na brengos fakti se këto produkte nuk kanë se ku plasojmë dhe jemi ka mendojmë duke planifikuar edhe pika grumbulluese për këto produkte”, ka thënë drejtori Halili.

Fermerët e Komunës së Ferizajt, çdo ditë e më shumë po përfitojnë subvencione