Edhe fermerët ferizajas, kanë marrë pjesë në dëgjimet buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2025.
Hapjen e takimit me fermerët e ka bërë drejtorja e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit i ka njoftuar me planifikimet për subvencionimin e fermerëve për vitin e ardhshëm.
Ndërsa fermerët e pranishëm në sallë kanë kërkuar subvencionimin për shitjen e qumështit, kanë kërkuar sera të mëdha, financimin me naftë, por kanë kërkuar edhe një kioskë për shitjen e produkteve dy herë në javë.
Me këtë dëgjim buxhetore kanë përfunduar të gjitha dëgjimet buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2025.