Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ne Ferizaj Balton Derguti bashkë me Kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva nga afër kanë vizituar hotelin Metropol, i cili është hapur këto ditë në qendër të qytetit të Ferizajt.
Stafi menaxhues i këtij hoteli i ka pritur të pranishmit të cilët i njoftuan për kapacitetet e këtij hoteli. Ky hotel posedon 27 dhoma, gjithashtu dhe sallën e mëngjesit e cila është me byfe te hapur .
Hotel posedon dhe sallën e konferencave me kapacitet për 24 persona.
Hot
eli është i rregulluar me një interier të veçante e cila ofron dhoma dhe hapësira moderne.
Drejtori Derguti me këtë rast tha se hapja e hoteleve si Metropli, ndikojnë në zhvillimin e turizmit ne qytetin tone duke ofruar banim komod për te gjithë mysafiret. AI tha tutje se Komuna e Ferizajt do të jete në përkrahje të bizneseve te Ferizaj.

