
Veç këtyre, u bisedua edhe për mundësinë që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, të fillojnë së realizuari edhe dy projekte të mëdha: ndërtimi me katër korsi i magjistrales Prishtinë-Shkup nga Prelezi e deri në Fshatin e Vjetër dhe ndërtimi po ashtu me katër korsi i rrugës magjistrale Ferizaj – Gjilan që nga dalja e Ferizajt e deri në kampin Bondsteel. U fol gjithashtu edhe për çështjen e rezervuarit të ujit në Surqinë, i cili për shkak të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, do të zhvendoset, ose do të rindërtohet.
Kryetari Svarqa tha se e ka ftuar ministrin Zharku për një vizitë në Ferizaj, e cila pritet të realizohet brenda pak javësh, me ç’rast do të jepen hollësi për këto dhe projekte të tjera që planifikohen të realizohen sivjet dhe vitin e ardhshëm në komunën e Ferizajt.
Zyra për informim e Komunës se Ferizajt
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, qëndroi sot për vizitë në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u prit nga ministri Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë. Ministri Zharku dhe kryetari i Ferizajt, Svarqa, biseduan për mundësinë e realizimit sivjet dhe në mot të projekteve të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Ferizajt.