Në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinjtë, mbajtur në Venecia, Itali karateisti ferizajas Mevlan Dalipi nga Klubi i Karatesë “Fituesi” zuri vendin e parë duke u dekoruar me medaljen e artë në një konkurrencë prej shumë shtetesh. Mevlanin bashkë me trajnerin Bajram Bajrami nga Klubi i Karatesë “Fituesi” i mirëpritëm sot për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë në këtë rrugëtim sportiv.