Javë më parë u mbyllën garat e Play-Off-it në U17, ku nën organizimin e FFK-së, u mbajt Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ku u zhvilluan ndeshje futbollistike në mes 7 ligave të ligave rajonale të futbollit për grupmoshat 13,15 dhe 17 vjeç e ku dominuan ekipet nga regjioni i Prishtinës, përkatësisht FC 2 Korriku, që fitoi titullin e Kampionit të Kosovës në grupmoshën U15 e që në këtë kategori grupmoshe, ishte ferizajasi Bebart Selmani që shënoi golin e vetëm e vendimtar për t’i siguruar titullin FC 2 Korrikut, futbollist ky i grupmoshës së re, por që me talentin e tij, zhdërvjelltësinë, premton shumë në të ardhmen.