USAID-i amerikan dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të Projektit Iniciativa për komunat demokratike” ka shpërblyer komunat që kanë bërë arritje të rëndësishme për qeverisjen e mire. Në mesin e komunave të shpërblyerve është edhe komuna e Ferizajt e cila ka fituar grandin prej 45 mijë dollar. Ky shpërblim është ndarë në kategorinë për perfomancat në shërbime komunale për përkatësisht për parqet dhe sheshet si grumbullimin e mbeturinave. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Ferizajt Besim Zymberi tha se ky shpërblim u takon qytetarëve të Ferizajt.”Kemi pritur, por mbase kemi merituar edhe më shumë. Por megjithatë jemi të lumtur që shumë prej komunave shpërblehen me grande të tilla në saje të performacës së tyre që kanë treguar”, ka thënë Zymberi, duke shtura se në disa sfera të angazhimeve të jetës komunale që i pamë besojë që kemi merituar një mirënjohje edhe më të madhe nga ajo që na u dha.”Sidoqoftë ne besojmë se ky shpërblim i takon komunës i takon qytetarëve të Ferizajt dhe është një shumë mbase pak modeste, por gjithsesi shumë e nevojshme ngase ne çdo investim nuk e shohim në numër, por e shohim në cilësinë që mundë të sjell për qytetin gjegjësisht për komunën tonë. Prandaj na motivon edhe më shumë ky shpërblim që morëm dhe sigurisht se në të ardhmen do të jemi më të kujdesshëm do të jemi edhe më motivuara drejt angazhimeve të reja”, ka thënë Zymberi.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës, Besim Zymberi, ka thënë se ky çmim në mënyrë të veçantë i takon qytetarëve, por edhe Kryetarit Bajrush Xhemailit.”Por në mënyrë të veçantë natyra e këtij shpërblimi që konsiston me angazhimin e komunës në rregullimin e parqeve të reja shesheve të reja për përmirësimin e mbledhjes së mbeturinave ka qenë pikërisht njëri ndër prioritetet dhe vizioni i Kryetarit Xhemaili. Ka qenë mbase edhe prioriteti i parë i tij që qytetin tonë nga një ambient i betonizuar të përpiqet ta kthejë në një ambient ekologjik. Besojë se kemi shënuar rezultate të mëdha në këtë drejtim prandaj ky shpërblim, pos qytetarëve të Ferizajt në mënyrë të veçantë ne ja dedikojmë edhe kontributit, vizionit,strategjisë urtësisë,mençurisë dhe lidershipit të kryetarit Bajrush Xhemaili”, është shprehur Zymberi.
Ndryshe kjo është hera e tretë që Komuna e Ferizajt, shpërblehet nga USAID-i amerikan.
Komuna e Ferizajt, është shpërblyer nga USAID-i amerikan dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për rregullim të parqeve, shesheve dhe grumbullim të mbeturinave.