Kënaqësi e nder i veçantë që përpjekjet tona për mbështetjen e promovimin e sportit, ndërtimin e infrastrukturës sportive, nxitjen e pjesëmarrjes në aktivitete sportive po merrin vlerësim e titull prestigjioz ndërkombëtar, përmes organizatës “ACES” ku Ferizaj edhe zyrtarisht shpallet “Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2027”, model e referencë kjo edhe për sportin në Evropë e mbi të gjitha e bënë Ferizajn pjesë të familjes së sportit evropian.
Urime sportistëve, sportdashësve ky sukses i lartësimit e vlerësimit të sportit ferizajas!