Ferizaj po ndërton kapacitete të reja në infrastrukturën shëndetësore.
31/03/2023 20:02
Ferizaj po ndërton kapacitete të reja në infrastrukturën shëndetësore. Tashmë gjithçka gati që të përmbyllen procedurat e projektit mbi 1.7 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr.2 në Ferizaj, bashkëfinancim i Komunës së Ferizajt dhe organizatës Qatar Charity, projekt ky që mbi të gjitha, ofron zgjidhje afatgjate në infrastrukturën shëndetësore, për mijëra shërbime shëndetësore që marrin bashkëqytetarët tonë aty, duke ngritur edhe cilësisht si shërbimet ashtu edhe kushtet e punës për personelit shëndetësor.