Ferizaj përkujtoi e nderoi sot bijtë e tij, të përndriturit të Lumin Shtjefën Kurti, Dr. Gaspër Gjinin e Imzot Lucjan Avgustinin, ngjarje kjo e organizuar nga Kisha Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj me rastin e 40 vjetorit të ndarjes nga jeta të Dr. Gaspër Gjinit dhe 95 vjetorit të Memorandumit drejtuar Lidhjes së Kombeve.
Me Meshën, homazhin tek varri i Dr. Gaspër Gjinit dhe Akademinë Përkujtimore ku mori pjesë edhe Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, kreu i Kishës Katolike në Ferizaj, Dom Mikel Sopi, meshtarë, studiues e qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme të gjeografisë shqiptare, u theksua e u reflektua vepra jetësore, atdhetare e bijve të Ferizajt, Shtjefnit, Gaspërit e Lucjanit, për Zotin, për atdheun, dashurinë, për njeriun.
Mirënjohje e falënderim përjetësisht për bekimin që i bënë kombit, shqipes, shqiptarëve me jetën e veprën e tyre!