Bashkëpunimi mes të parit të Ferizajt, Agim Aliu me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe këshilltarin e këtij të fundit, Ardian Ferizi, po jep rezultate praktike për shëndetësinë ferizajase. Përveç shumë projekteve të mbështetura pa kursim nga Ministria e Shëndetësisë për Ferizaj dhe qeverisjen Aliu, i fundit është edhe donacioni i një autoambulance për QKMF-n e Ferizajt nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujdesi Parësor Shëndetësor, tashmë do ta ketë më të lehtë reagimin në rastet urgjente, meqë ka kompletuar infrastrukturën mjekësore në këtë drejtim. Edhe autoambulanca në vlerë prej afro 43,000 eurove që sot iu dhurua Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe disa të tjera të dhuruara nga donatorë të huaj, janë tashmë të gatshme e të domosdoshme për t’i vënë në punë.
Për ta pranuar donacionin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë, dolën drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, bashkë me drejtoren e QKMF-së Nadire Ymeri dhe staf e drejtues të tjerë të këtij institucioni.
Ata thanë se ky donacion, autoambulancë e re, do të shërbej që të rritet performanca dhe shkurtohet në maksimum koha e reagimit në rastet urgjente. Shto kësaj, tashmë punonjësit shëndetësor kanë pajisjet e automjetet me standardet më të larta për reagim të shpejt, falë edhe donacioneve që u ndanë këtë vit nga donatorë të huaj.
Janë 4 Komuna të Republikës së Kosovës që sot përfituan këto donacione nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e tyre edhe Ferizaj, për të cilën qeverisja lokale, përkatësisht drejtues të shëndetësisë ferizajase u shprehën falënderues ndaj ministrit Ismaili, këshilltarit Ferizi që me mbështetjen e tyre në partneritet me qeverisjen lokale të udhëhequr nga Kryetari Aliu, t’i japin ferizajasve infrastrukturën e nevojshme shëndetësore.