Ferizaj nuk ka kohë për pushim. Nënkalimi për këmbësorë dhe vetura në Nikadin, ka marr tashmë formë, për t’i shërbyer kalimit të sigurt e shmangies përgjithmonë të më të keqes në këtë zonë që shkaktoi shumë viktima.
Përveç një projekt modern e madhështor i infrastrukturës rrugore, nënkalimi në Nikadin është projekt jetik, për sigurinë e qytetarëve.