Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorët e tij të dielën ka shoqëruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin për të inspektuar nga afër tri projektet më të mëdha që po realizohen në Ferizaj.
Ata nga afër kanë vizituar projektin e Qendrës së Qytetit, atë të rrugës “Rexhep Bislimi” si dhe regullimin e shtratit të lumit Neredime.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se me këto projekte është hapur një kaptinë e re e investimeve në Ferizaj, për modernizimin e tij infrastrukturorë.
“Shumë shpejtë do të fillojë puna edhe e hyrjeve- daljeve të Prishtinës, dhe të Shtimes, respektivisht Prizrenit, dhe kjo tregon më së miri qëllimet dhe synimet që i kemi qeveria lokale së bashku me qeverinë të kryesuar nga kryeministri”, është shprehur Aliu.
Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Komunën e Ferizajt, projektet që po realizohen në Ferizaj, i ka vlerësuar si mjaftë të rëndësishme për këtë komunë, ndërsa ka thënë se projektet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në zona urbane dhe rurale.
“Janë këto projekte milionëshe që po investohen në qytetin e Ferizajt për të ndërtuar një Ferizaj të ri, një Ferizaj Evropian, një Ferizaj që me të vërtetë çdo qytetarë të ndihet mirë dhe krenarë për të jetuar”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Sipas shefit të Zyrës së Prokurimit, Fehmi Reka, projekti për rregullimin e rrugës “ Rexhep Bislimi”, me katër korsi ka kushtuar 1milion e 800 mijë euro me një gjatësi prej një kilometër e gjysmë, projekti për rregullimin e sheshit “Dëshmorët e Kombit”, ka kushtuar 1 milion e 41 mijë euro, dhe rregullimi i shtratit të lumit Nerodime ka kushtuar 370 mijë euro.
Ferizaj në vlugun e realizimit të projekteve të mëdhaKryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorët e tij të dielën ka shoqëruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin për të inspektuar nga afër tri projektet më të mëdha që po realizohen në Ferizaj.