Ferizaj në 150 vjet të historisë së tij, nderon e vlerëson lartë personalitetet që me angazhimin e tyre, sakrifikuan përgjatë historisë. I tillë ishte edhe patrioti i papërsëritshëm të cilit i ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, emri që spikati atdhetarizmën në Luftën e Dytë Botërore ABDULLAH MUSLIU Për kontribut e angazhim flijues, në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.