Ferizaj në 150 vjet të historisë së tij, i dha jo vetëm Kosovës por edhe botës, vlera të mirëfillta. I tillë është kalibri i jashtëzakonshëm i mjekësisë botërore, personaliteti i papërsëritshëm i shkencave mjekësore, të cilit i ndava, pas vdekjes, dekoratën “NDERI I QYTETIT” DR. SAFET BEQIRI Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.