Sipas, ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, projektet që po realizohen në Komunën e Ferizajt dhe projektet e reja do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen, madje siç pohoi ai të gjitha punimet në rrugët e Ferizajt ku është duke u punuar janë duke ecur me një kapacitet të mirë. Lidhur me rrugën ‘Brahim Ademi’ ministri tha se po bëhet një projekt shumë modern për hyrje-daljet e Ferizajt me katër shirita.
‘’Lajm tjetër i mire për këtë komunë është edhe projekti i rrugës nga Shtimja për në Ferizaj. Në të njëjtën kohë po planifikojmë ta përmbyllim këtë projekt, ndërsa rrugën ‘‘Driton Islami’’ do ta ndërtojmë vitin tjetër për t’i përmbyllur kështu rrugët katër korsi të kësaj komune. Rruga “Brahim Ademi”është projekt bukur kapital që presim ta përmbyllur sa më shpejt, për të nisur projekte tjera’, tha ministri.
Ministri Mujota, tha gjithashtu se po nisin asfaltimin e segmentit të fundit të rrugës Ferizaj-Nerodime me gjatësi 8 km dhe shumë shpejt asfaltimit e rrugës Nerodime -Jezerc –Budakovëme gjatësi 18 km.
‘’Asfaltimi nga krahu i Suharekës ka filluar dhe përgjithësisht Ferizaj ka qasje shumë të mire në rrugët rurale që kanë perspektive në zhvillimin e turizmit por edhe rrugë moderne infrastrukturore. Ndërsa rruga që ka një gjatësi 25 kilometra nga Suhareka për në Ferizaj do të përfundojë në muajin maj të vitit të ardhshëm, e gjatë këtij viti presim ta kemi shtresën e pare të asfaltimit’’, tha mistri. Ai tregoi se në ketë vizitë ka edhe një interesim tjetër për të pare mundësinë edhe të një ‘bajpasi’ që lidh rrugët Ferizaj-Nerodime me atë Ferizaj-Shtime që do të ketë një qasje shumë funksionale. Krahas kësaj u zotua ministri se do t’i jep detyrë menaxheritqë të bëjë edhe lidhjen e krahut të rrugës nga Nerodimja për në Dremnjak dhe përfundimisht këto zona të jenë të lira.
‘’Jam shumë i lumtur që kemi pasur një progres të jashtëzakonshëm dhe pres një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet komunale për disa probleme fare të vogla që kanë pengesa anësore. Kur punohet me program të mire e vizion të qartë e bashkëpunim të mire, realizimi i projekteve arrihet me sukses’’ vlerësoi ministri Mujota.
Ndwrkaq , kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, falënderoi ministrin për këto projekte dhe tha se bashkëpunimet do të vazhdojnë edhe më tutje dhe se sipas tij, çdo gjë që është në interes të qytetarëve të Ferizajt do të realizohet.
“Komuna do t’i përmbushë të gjitha obligimet sa i takon realizimit të këtyre projekteve jo vetëm në kuadër të participimit por edhe në kuadër të rregullimit të tërë infrastrukturës tjetër duke shikuar që devijimet eventuale të vogla të projekteve mos të rrezikojnë projektin e përgjithshëm. Për projektet tjera sigurisht që do të gjejmë mënyra të bashkëpunimit me një gjuhë të përbashkët në interes të qytetarëve duke realizuar kështu misionin tonë për çka jemi të zgjedhur”,tha Svarqa.
Ndryshe, ministri Mujota ka vizituar edhe punimet e rrugës në fshatin Slivovë të Komunës së Ferizajt si dhe në rrugën "Brahim Ademi" në Ferizaj.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa e zyrtarë komunalë e deputetë të zonës, kanë vizituar punimet në vazhdim e sipër në rrugën ‘Brahin Ademi’ dhe fillimin e asfaltimit të rrugës rajonale Jezerc-Nerodime, projekte këto të MI-së në bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt.