Me iniciativën e zonjave të respektuara, mësueseve të shquara ferizajase, Marije Kurti, Nazmije Bekteshi dhe Lemane Zejnullahu, u hap sot në Ferizaj Qendra e Shoqatës “Zonjat Pensioniste”, qendër kjo unike në vend, me një hapësirë të mrekullueshme pune, rekreacioni, bashkëbisede e mbi të gjitha në përmbushje të misionit të Shoqatës, që edhepse në moshë, zonjat ferizajase vazhdojnë kontributin për shtetin e shoqërinë.