
Kurse përgjegjësi i teatrit “Adriana” Fatmir Hyseni i cili është edhe regjisor i njërës nga shfaqjet tha se aktivitetet e tilla janë të mirëseardhura për publikun, prandaj do të punohet me përkushtim që këto shfaqje të kenë edhe jetëgjatësi.
Edhe aktorët që do të marrin pjesë në këto shfaqje u shprehen të kënaqur që u është dhënë rasti të tregojnë vlerat e tyre përmes artit skenik.
Gjatë muajve të ardhshëm do të përgatiten shfaqjet “Duke pritur trenat” në regji të Fatmir Hyseni dhe me tekst të Bardh Frangut, pastaj shfaqja “Macat e Çehovit” nga Anton Çehov në regji të Besim Ugzmajlir, shfaqja “Karamel” në regji dhe tekst të Naser Sahtrollit dhe një shfaqje për fëmijë e përgatitur nga teatri për fëmijë “Xixëllonjat”.
Këtë verë Ferizaj me katër shfaqje të reja.