Gjatë ditës së sotme, prita në takim kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, prirë nga kryetari i saj, Agim Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti si dhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit – Ferizaj, Afrim Haliti, ku diskutuam për çështje të ndryshme sportive, me theks të veçantë futbollin ferizajas, nga ku u dakorduam që bashkërisht të intensifikojmë veprimet që Ferizajt t’i sjellim edhe një fushë të re ndihmëse të futbollit sipas standardeve më të larta si dhe t’i japim mbështetjen e nevojshme, Klubit të Futbollit “Ferizaj” në ecjen e tij garuese.
Ferizaj nga ky bashkëpunim, shton infrastrukturën sportive edhe me një projekt tejet të nevojshëm siç është fusha ndihmëse e futbollit.