Mirëprita grupin e shahistëve ferizajas nga Klubi i Shahut “Ferizaj”, përbërë nga kryetari Feim Qorrolli, sekretari Luan Selmani si dhe shahistët Qemajl Qorrolli, Feriz Sejdiu, Besim Uruçi dhe Valentin Uruçi të cilët i përgëzova për inkuadrimin e klubit të dytë të Ferizajt në Superligën e Kosovës në sportin e shahut, për t’i ofruar gjithashtu gjithë mbështetjen tonë për zhvillimin e këtij sporti.