Gratë janë shtylla e shoqërisë e fokus i qeverisjes sonë. Këtë vit, Komuna përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, shpërndau 100% të fondit të mbështetjes për biznese, për bizneset e drejtuara nga gratë. Kënaqësi e veçantë të takoja sot 42 zonjat që përfituan nga kjo skemë mbështetëse, që rrit e fuqizon bizneset e tyre dhe ekonominë lokale rrjedhimisht.
