Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 Shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Si nga e gjithë gjeografia shqiptare, edhe Ferizaj e ferizajasit, edhe ekipet tona qeverisëse si dhe gjithë qytetarët, më 17 Shkurt, kanë një vendtakim: Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ora 14:00 në Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’, në mbrojtje të vlerave e lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për etërit themeltarë të lirisë, shtetësisë e pavarësisë, për lirinë e Republikën, bashkë!”, ka deklaruar kryetari Aliu.
Ai ka shtuar se 17 Shkurti është një datë simbolike për unitin kombëtar dhe për respektimin e sakrificës së atyre që ndërtuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
#LiriakaEmër