Sot mirëprita me krenari ekipin e Shkollës Digjitale nga Ferizaj, i cili solli në qytetin tonë çmimin kryesor nga gara prestigjioze “Junction X Tirana 2024”, e cila është gara më e madhe rajonale e programimit, me mbi 250 pjesëmarrës. Ekipi fitues, i përbërë nga drejtori i shkollës, Veton Qerimi, dhe nxënësit Melos Shabani, Drijon Halili, dhe Diell Govori, u përgëzuan për suksesin e jashtëzakonshëm. Gjatë takimit, u ofrua mbështetja e plotë për synimet e tyre profesionale, duke u theksuar rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të talenteve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.