Shpejton çdo ditë hapin për zhvillim e mirëqenien e gjithësecilit. Janë luftëtarët e lirisë, lufta e lavdishme çlirimtare që mundësoi ecjen tonë përpara. Sot, kur shënojmë Ditën e Veteranëve të UÇK-së në Komunën e Ferizajt, në përvjetorin e rënies heroike të Dëshmorit të parë të Kombit nga Ferizajt, Nazmi Uksmajli, sot, ngre shtatin një vepër monumentale, që trashëgim i mbetet brezave. Është Parku Memorial i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, istikamet, shtigjet e lirisë, bunkerët, pikat vrojtuese e sulmuese që kemi rindërtuar plotësisht për ta përjetësuar betejën tonë të lavdishme e luftën për liri. Në Jezerc sot, u përurua Pika I e UÇK-së, pas përurimit të mëparshëm të Pikës VI, që e bëjnë Parkun Memorial të UÇK-së në Jezerc, vepër unike e që në çdo ecje të saj, takon historinë e popullit e luftën për çlirim.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj!
Urime rindërtimi i Pikës 1 të vijës së luftimeve, në Parkun Memorial të UÇK-së në Jezerc!