Ferizaj është në agjendën e programeve mbështetëse të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, në fushën e efiçiencës së energjisë, energjisë së ripërtëritshme dhe mbrojtjen e kujdesin ndaj ambientit. Për ndërveprimin në këto fusha, takova sot, shefin ekzekutiv të këtij Fondacioni, Petrit Selimi, zëvendësdrejtoren e Programit “Threshold” për Kosovë, Caitlin Reichart si dhe drejtoren e financave në këtë Fondacion, Anila Statovci, me të cilët përveç diskutimit për projektet e reja të cilat do t’i nisim i falënderova për mbështetjen që ofruan përmes granteve për gratë në biznes dhe ndihmës në rregullimin e shtëpive të ndryshme në Ferizaj.